Ndërlidhjet

Vriten tre turistë në rajonin e Kaukazit


Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në rajonin e Kaukazit Verior.

Autoritetet e rendit bënë të ditur se turistët u qëlluan për vdekje gjatë rrugës për në qendrën turistike Baksan.

Në mesazhin e postuar në një faqe interneti, e cila drejtohet nga militantët islamikë, thuhet se turistët pësuan pasi “erdhën në zonën e luftës”.

Rajoni i Kaukazit është zonë e përleshjeve të armatosura mes forcave qeveritare ruse dhe kryengritësve.
XS
SM
MD
LG