Ndërlidhjet

logo-print

Policia pengon protestat në Algjeri


Të gjitha rrugët që çojnë drejt qendrës së Algjerit janë bllokuar nga forcat e policisë, me qëllim parandalimin e protestave antiqeveritare.

Bëhet e ditur se rreth 500 protestues u kanë bërë ballë barrikadave, për të depërtuar në sheshin 1 Maji. Ata kanë brohoritur slogane kundër regjimit të presidentit Abdelaziz Butefika, i cili është në pushtet prej vitit 1999.

Një protestë e ngjashme ishte parandaluar edhe javën e kaluar nga mijëra forca të sigurisë.
XS
SM
MD
LG