Ndërlidhjet

logo-print

Bahreini largon ushtrinë nga rruga


Bahreini ka tërhequr ushtrinë nga rruga, duke iu përgjigjur kërkesës së opozitës për nisjen e dialogut politik. Në deklaratën e qeverisë thuhet se policia do të mbikëqyrë ligjin dhe rendin.

Automjetet e blinduara janë larguar nga sheshi kryesor i Manamas, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të parandaluar protestuesit nga ripushtimi i tij.

Më herët, opozita shiite ka hedhur poshtë kërkesën e mbretit për të hyrë në bisedime për zgjidhjen e krizës politike.

Blloku opozitar fillimisht ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe kthimin e trupave ushtarake në kazerma.

Trazirat në Bahrein kanë lënë katër persona të vdekur dhe qindra të plagosur. Protestuesit në këtë vend të Gjirit Persik, i cili përbëhet nga shumica shiite, kërkojnë largimin nga pushteti të familjes mbretërore sunite.
XS
SM
MD
LG