Ndërlidhjet

logo-print

Vllahoviq akuzohet për krime lufte


Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës ka ngritur aktakuzë ndaj Veselin Vllahoviqit, për krime kundër civilëve gjatë luftës në Bosnjë.

Ish-paramilitari serb akuzohet për “ekzekutime, dhunime, paraburgim, grabitje, torturë fizike dhe psikike” të viktimave myslimane dhe kroate.

Krimet e dyshuara janë kryer në vitet 1992 dhe 1993 në rrethinat e Sarajevës.

Vllahoviq është arrestuar në Spanjë dhe u është dorëzuar autoriteteve boshnjake vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG