Ndërlidhjet

Jemen: Policia vret protestuesin


Policia e Jemenit ka vrarë një protestues dhe palgosur disa të tjerë në përleshjet e sotme në kryeqytet.

Demonstruesit po marshonin nga Universiteti i Sanas drejt Ministrisë së Drejtësisë, kur ata u ndeshën me forcat speciale të sigurisë dhe mbështetësit e regjimit, raportin AP.

Protestat në Jemen, të frymëzuara nga Egjipti dhe Tunizia, kanë hyrë në ditën e dhjetë të tyre.

Protestuesit kërkojnë largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh, i cili ka qeverisur vendin për 32 vjet. Saleh është aleat kyç i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terroristëve të Al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG