Ndërlidhjet

Opozita iraniane proteston të dielën


Opozita iraniane ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestat e së dielës në Teheran dhe qytete të tjera, për të nderuar dy viktimat e demonstratave të një jave më parë.

Në ueb-faqen e opozitës thuhet se protestat do të jenë “një lufë kundër diktaturës fetare në Iran”.

Ministria e Brendshme ka paralajmëruar opozitën, duke thënë se do të konfrontohet me protestuesit.

Ligjvënësit iranianë dhe klerikët kanë kërkuar ekzekutimin e dy liderëve opozitarë, Mehdi Karubit dhe Mir Husein Musavit. Dy të fundit ndodhen në arrest shtëpiak për shkak të organizimit të protestave të së hënës së kaluar.
XS
SM
MD
LG