Ndërlidhjet

logo-print

Policia e Kuvajtit shpërndan protestuesit


Policia e Kuvajtit ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit beduinë, që për të dytën ditë me radhë kërkojnë shtetësinë e këtij vendi.

Dhjetëra persona janë arrestuar, pasi kanë refuzuar të shpërndahen duke sulmuar me gurë forcat policore.

Të premten disa protestues janë plagosur nga përleshjet në qytetun Jahra.

Rreth 100 mijë arabë pretendojnë të drejtën e shtetësisë së Kuvajtit. Por, autoritetet thonë se paraardhësit e tyre vijnë nga vendet fqinje dhe nuk gëzojnë të drejtën e shtetësisë.
XS
SM
MD
LG