Ndërlidhjet

Irani liron gazetarët gjermanë


Irani ka liruar dy gazetarët gjermanë në këmbim të pagesës së gjobës prej 50 mijë dollarësh.

Markus Hellvih dhe Jens Koh ishin arrestuar në tetorin e kaluar, për shkak se kishin intervistuar djalin dhe avokatin e Sakineh Ahtianit – gruas së dënuar për tradhti bashkëshortore.

Ministria e Jashtme gjermane bëri të ditur se dy reporterët do t’i dorëzohen ambasadës së Berlinit në Teheran.
XS
SM
MD
LG