Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i katolikëve në botë


Vatikani ka publikuar shifrat e fundit të popullsisë së krishterë, duke bërë të ditur se numri i katolikëve në mbarë botën është rritur për 1.3 për qind në 2009-ën, krahasuar me vitin paraprak.

Komuniteti më i madh katolik jeton në Amerikën latine. Kjo e fundit strehon 13.6 për qind të popullsisë së botës, ndërsa 49,4 për qind janë të krishterë.

Në Evropën e populluar me rreth 10 për qind të popullsisë, një në katër persona është katolik.

60.7 për qind e banorëve jetojnë në Azi, ndërsa 10.7 për qind e tyre janë të krishterë.

Në Afrikë përqindja e popullsisë së përgjithshme është 0.8, ndërsa të krishterët përbëjnë 15.2 për qind të saj.
XS
SM
MD
LG