Ndërlidhjet

Rritet numri i të vrarëve në Libi


Në Libi është rritur numri i viktimave që kanë humbur jetën në protestat antiqeveritare.
Autoritetet spitalore kanë bërë të ditur se “dhjetëra” protestues janë vrarë të shtunën në Bengazi, kur forcat policore kanë hapur zjarr në një funeral për demonstruesit.

Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg, ka dënuar përdorimin e armëve të rënda dhe të njësive snajper kundër protestuesve.

Përleshje janë raportuar edhe në qytetin Al Baida, përderisa kryeqyteti Tripoli vazhdon të mbetet relativisht i qetë.

Protestuesit bëjnë thirrje për largimin e Muamer Gadafit, i cili sundon Libinë për katër dekada.
XS
SM
MD
LG