Ndërlidhjet

Filmi iranian fiton "Ariun e Artë"


Regjisori iranian, Asghar Farhadi, ka marrë çmimin "Ariu i artë" për filmin më të mirë në Festivalin e sivjetmë të Berlinit.

Filmi "Nader dhe Simin - ndarja" trajton konfliktet mes normave strikte fetare dhe jetës moderne në Iran.

I njëjti ka fituar edhe "Ariun e Argjendtë" për aktorët më të mirë - mashkull dhe femër.

Ndërkaq, çmimin për skenarin më të mirë e kanë fituar Xhoshua Marston dhe Andamio Murataxh me filmin "Falja e gjakut".
XS
SM
MD
LG