Ndërlidhjet

Komisioni i mandateve, detyra e parë e Kuvendit


Zgjedhja e komisionit për verifikimin e mandateve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, do të jenë në rend të ditës së seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë sekretari i kuvendit, Ismet Krasniqi.

Ai nuk ka pranuar të flasë për ndryshimet e mundshme të agjendës që do të mund të çonin edhe në votimin e presidentit të vendit.

“Tash për tash jo... Ne si administratë e kemi këtë rend të ditës dhe me këtë shpresoj se do të fillojë seanca. Për çdo çështje tjetër është punë e marrëveshjeve politike”, tha Krasniqi.

Seanca, sipas rregullit, duhet të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë dhe nga deputeti më i ri i Kuvendit të Kosovës deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese.
XS
SM
MD
LG