Ndërlidhjet

Egjipti rikthen ambasadorin në Vatikan


Egjipti do të rikthejë ambasadorin në Vatikan, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme në Kajro.

Lamia Mekheimar ishte tërhequr pas komenteve të Papa Benediktit XVI lidhur me sulmet vdekjeprurëse ndaj të krishterëve në Aleksandri. Papa e kishte veçuar Egjiptin si vend që duhet të ndërmarrë masa për mbrojtjen e pakicave fetare.

Vendimi i sotëm vjen pas "mesazheve pozitive" të Vatikanit drejtuar Kajros lidhur me trazirat politike.
XS
SM
MD
LG