Ndërlidhjet

Vetëvendosje akuzon Jakup Krasniqin


Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, për shkelje të Kushtetutës.

"Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, më 18 shkurt 2011, ka nominuar Hashim Thaçin si mandatar për formimin e qeverisë së re. Ky vendim është bazuar në nenin 84 të Kushtetutës që thotë se Presidenti i Republikës së Kosovës e 'cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit'”, thuhet në komunikatën e "Vetëvendosjes".

"Në momentin kur u lëshua ky vendim nuk ekzistonin ende marrëveshjet për koalicion midis PDK-së dhe AKR-së, PDK-së e SLS-së dhe PDK-së e Grupit për Integrim. Këto marrëveshje u bënë të nesërmen, më 19 shkurt 2011. Duke qenë se PDK-ja nuk është parti që përbën shumicën e Kuvendit dhe duke qenë se më datën 18 shkurt 2011 nuk ekzistonte as koalicioni që përbën shumicën e Kuvendit, Jakup Krasniqi nuk ka pasur të drejtë ta nominojë Hashim Thaçin", thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
XS
SM
MD
LG