Ndërlidhjet

logo-print

Arrihet marrëveshja Thaçi - Rugova


Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe mandatari për krijimin e qeverisë së re, Hashim Thaçi, pas nënshkrimit të marrëveshjeve për koalicion me tri subjekte politike, Aleancën Kosova e Re, Partinë e Pavarur Liberale dhe Grupin Parlamentar “6+”, ka zyrtarizuar marrëveshjen edhe me Listën Ibrahim Rugova.

Përfaqësuesit e kësaj të fundit kanë thënë se me PDK-në është arritur marrëveshja për koalicion.

Bujar Bukoshi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në bazë të marrëveshjes, Lista do të të ketë një post të zëvendëskryeministrit, një ministri dhe dy zëvendësministra.

Është arritur marrëveshja që Lista Ibrahim Rugova të hyjë në koalicion, në qeveri. Ne kemi një post të zëvendëskryeministrit, ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), si dhe dy zëvendësministra”, ka deklaruar Bukoshi.

Siç bëhet e ditur nga zyrtarët e Listës Ibrahim Rugova, postin e zëvendëskryeministrit do ta ushtrojë Bujar Bukoshi, kurse Ministrinë e Mjedisit do ta drejtojë Dardan Gashi; Ukë Rugova do të mbetet deputet.

Një ditë më parë, PDK-ja dhe Grupi Parlamentar “6+” kanë arritur marrëveshjen që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor t’i takojë këtij koalicioni, por nga bisedimet e sotme me Listën Ibrahim Rugova gjërat kanë ndryshuar.

Ministri i deritanishëm i MMPH-së, Mahir Jagxhilar, ka thënë se në marrëveshje me kryetarin e PDK-së, “jemi pajtuar që kjo ministri t’i takojë Listës Ibrahim Rugova”.

“Ka qenë një kërkesë nga ana e kryeministrit, së cilës ne i jemi përgjigjur pozitivisht”, është shprehur Jagxhilar.

Ai po ashtu ka thënë se Grupi Parlamentar “6+” do të drejtojë Ministrinë e Administratës Publike.

“Sipas të gjitha gjasave, ministria që do ta drejtojmë ne, do të jetë ajo e Administratës Publike”, ka thënë Jagxhilar.

Pas arritjes së koalicionit me AKR-në, Thaçi ka thënë se koalicioni i ri qeveritar gëzon mbështetjen e rreth 70 deputetëve.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG