Ndërlidhjet

SHBA: Klinton bisedoi me ministrin saudit për Bahrejnin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, dhe ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, princi Saud al-Feisal, janë pajtuar që ta mbështesin propozimin për dialog ndërmjet qeverisë në Bahrejn dhe kundërshtarëve të saj.

Departamenti amerikan i shtetit njoftoi se zonja Klinton ka biseduar me ministrin saudit, për kryengritjen në Bahrejn, gjatë në bisede telefonike.

Princi trashëgimtar ka urdhëruar që trupat dhe makinat e blinduara të tërhiqen nga sheshi në pjesën qendrore të qytetit Manama në Bahrejn, ku protesutesit ishin mbledhur.

Trazirat në shtetet e Gjirit Arab, po bëhen pas protestave që i përmbysën qeveritë aelate të Shteteve të Bashkuara, në Tunizi dhe Egjipt.
XS
SM
MD
LG