Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Shtyhet kalimi i anijeve iraniane në Kanalin e Suezit


Raportohet se kalimi i dy anijeve të marinës së Iranit nëpër Kanalin e Suezit, është shtyrë për 48 orë.

Të dy anijet është dashur të hyjnë në kanal sot herët në mëngjes.

Një zyrtar egjiptin i Kanalit të Suezit, nuk i ka dhënë shkaqet e kësaj shtyrjeje.

Kalimi nëpër kanal do të ishte i pari i këtij lloji për anijet e marinës iraniane, prej Revolucionit Islamik, në vitin 1979.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e ka akuzuar Iranin se po përpiqet ta shfrytëzoj jostabilitetin aktual në Egjipt.
XS
SM
MD
LG