Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Filloi seanca konstituive e Kuvendit


Kuvendi i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, e ka filluar seancën konstituive.

Deputetja më e vjetër Flora Brovina, e hapi këtë seancë e ndihmuar nga deputetja më e re, Biserka Kostiq.

Deputetët e kanë votuar njëzëri komisionin për verifikimin e mandatave, ndërkohë, që pas pak çastesh pritet të bëhet edhe betimi i deputetëve të rinjë.

Ndërkaq, në pjesën e parë të punës, Kuvendi pritet ta zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, pritet që kryetari i Kuvendit të jetë nga PDK-ja, që e ka numrin më të madh të deputetëve.

Ndërkohë, mbetet te partitë, që tashmë e kanë lidhur koalicion qeverisës, nëse do të inicojnë si pika shtesë edhe zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë së re.
XS
SM
MD
LG