Ndërlidhjet

Jemen: Presidenti largohet vetëm nëse humbë në zgjedhje


Presidenti i Jement, Ali Abdullah Saleh, që ishte në pushtet prej vitit 1978, tha sot se do të tërhiqej vetëm nëse pëson disfatë në zgjedhje.

Aktulisht ai po ballafaqohet me protesta në rritje, ku kërkohet largimi i tij.

Gjatë një konferencë për shtyp, zoti Saleh, tha se zëvendësimi i tij mund të bëhet në mënyrë të “civilizuar”.

- Ayre që dëshirojnë fronin e pushtetit, u them që ejani në mënyrë civilizuese, me anë të votimit, në zgjedhjet parlamentare ose në zgjedhjet presidenciale”, tha Saleh.

Komentet e tij u bënë derisa mijëra protestues u mblodhën afër Universitetit Sana, përsëri sot për të kërkuar dorëheqjen e presidentit.

Në qytetin jugor, Aden, forcat e sigurisë sot e kanë vrarë një protesturs dhe i kanë plagosur disa të tjerë.

Kështu, numri i të vrarëve në trazirat në Jemen, prej 17 shkurtit, arriti në 12 vetë.

Raportohet se të rinjtë ishin vrarë kur ushtarët kanë hapur zjarr ndaj protestuesve, që gjuanin gurë në patrullat e tyre.
XS
SM
MD
LG