Ndërlidhjet

WP: Jo më përqafime perëndimore për sunduesit rusë


Vladimir Putin dhe Dmitry Medvedev.

Vladimir Putin dhe Dmitry Medvedev.

"Washington Post"

Viti ka filluar në mënyrë krejtësisht të qetë në Rusi. Në ditët e fundit të vitit 2010, autoritetet qeveritare vendosën ta demonstrojnë fuqinë e tyre dhe jotolerancën kur sfidohen: vendimi në procesin absurd të Mihail Kodorovskit dhe Platon Lebedevit, nuk ka rast të ngjashëm në jurisprudencë. Pos kësaj, personalitete udhëheqëse opozitare ishin burgosur për 15 ditë – thjesht, në baza politike.

Është e qartë se ekonomia e Rusisë dhe sistemi politik në mënyrë urgjente kërkojnë modernizim gjithëpërfshirës. Por, aktivitetet gjithnjë e më represive të autoriteteve, po e ndjekin një rrugë tjetër.

Në kundërshtim me dëshirat e shumë njerëzve në Rusi dhe jashtë saj, të shprehura kur presidenti Dmitri Medvedev e mori postin e presidentit, praktikisht me nominim, në vitin 2008, presidenca e tij nuk ka demonstruar sinjale se retorika e tij pro-demokratike ndoshta do të shndërrohej në aksion real.

Në fakt, ndodhi e kundërta. Kjo periudhë ishte e përshkruar me zgjedhje të falsifikuara dhe kufizuese në rritje, me luftën kundër Gjeorgjisë, tortura dhe vdekja e në burg e Segej Magnitskit, që ishte avokat i fondit Hermitage Capital, që ishte bastisur nga policia, pastaj parregullsi dhe korrupsion policor dhe vazhdim i represionit i kundërshtarëve politikë dhe i atyre që mendojnë ndryshe.

Konsumatorët evropianë të energjisë e kanë provuar dy herë ndërprerjen me furnizim, që është vetëm njëra nga format e presionit të hapur të Rusisë ndaj fqinjëve të saj. Është inauguruar huliganizmi në rritje i organizatave pro-Kremlin.

Medvedevi vetë ka investuar në këtë bollëk të veprave të këqija. Së bashku me mentorin e tij, kryeministrin Vlladimir Putin, ai drejtpërsëdrejti është përgjegjës për shumë shkelje të të drejtave të njeriut dhe degradimin e mëtejmë të atmosferës politike në Rusi.

Ai nuk i meriton benefitet nga dyshimet. Në Davos në vitin 2008, ishte shtruar pyetja se kush është realisht Vlladimir Putini. Tash duhet të jetë e qartë te çdokush se kush janë Putini dhe Medvedevi.

Zgjedhjet parlamentare janë të parapara të mbahen brenda disa muajsh, ndërsa zgjedhjet presidenciale gjatë vitit të ardhshëm.

Por, aksionet autoritare të zyrtarëve, në fund të vitit të kaluar, sugjerojnë se zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë më të mira se ato të mëparshmet, kur fituesit përcaktoheshin para votimeve, opozita nuk lejohej të garojë, ndërsa vëzhguesit perëndimorë e konfirmojnë atë se në Ditën e Zgjedhjeve çdo gjë ishte në rregull, përveçse disa rasteve të vogla.

Tandemi në pushtet në Rusi ka indikuar se së shpejti do të vendosë se cili prej tyre do të blëhet president i ardhshëm për mandatin 6-vjeçar, ose edhe për dy mandate të njëpasnjëshme.

Askush nuk e pyet opinionin e popullit në Rusi, të cilët duhet të shkojnë në vendvotime për ta krijuar pamjen përkatëse në televizion. Kjo është ajo se si kuptohet demokracia nga grupi sundues në Rusi.

Ne kërkojmë nga liderët perëndimorë të ndërpresin puthjet dhe përqafimet “real-politike”, të cilat kanë dështuar, dhe ta ndalin flirtin me sunduesit e Rusisë, sjellje kjo që nuk ka prurë asnjë të mirë për Perëndimin dhe ka prodhuar impresion në Rusi se sistemi i Putinit është i lirë, si çdo sistem tjetër në botën demokratike. (f. b.)
XS
SM
MD
LG