Ndërlidhjet

logo-print

Kamerun në Kajro



Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, ka arritur në Egjipt. Kjo është vizita e të parit udhëheqës botëror në Kajro, që nga rrëzimi i Mubarakut dhjetë ditë më parë.

Kamerun tha se vizita ishte një mundësi e madhe për të shtyrë reformat demokratike përpara.

Kamerun do të bisedojë me udhëheqësit më të lartë egjiptianë dhe përfaqësues të opozitës kundër Mubarakut. Në agjendën e kryeministrit britanik nuk përfshihen takime me përfaqësues të "Vëllazërisë Myslimane"
XS
SM
MD
LG