Ndërlidhjet

Pesë të vrarë në protestat në Marok



Pesë persona janë vrarë gjatë demonstratave të së dielës në Marok, njoftoi ministri i Brendshëm.

Protestuesit kanë kërkuar nga Mbreti Muhamed të heqë dorë nga disa prej përgjegjësive të tij, të shpërbëjë qeverinë dhe të luftojë korrupsionin.

Burimet zyrtare thanë se mbi 100 veta ishin plagosur dhe 120 pjesëmarrës në protesta u arrestuan.

Në protestat e së dielës llogaritet të kenë marrë pjesë 3000 deri në 5000 veta.
XS
SM
MD
LG