Ndërlidhjet

Kryesia nuk thirri seancë për votimin e presidentit dhe qeverisë



Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka konfirmuar se Kryesia e Kuvendit nuk ka marrë ende asnjë kërkesë nga PDK-ja, për thirrjen e seancës në të cilën do të votohej për presidentin dhe qeverinë e re të Kosovës.

Këto komente, Krasniqi i bëri pas mbledhjes së parë të Kryesisë së re të Kuvendit.

Sidoqoftë, PDK dhe mandatari Hashim Thaçi mund të shfrytëzojnë edhe mundësinë tjetër ligjore që në rast se e shohin të nevojshme të thërrasin seancë të jashtëzakonshme. Një nismë e tillë megjithatë deri më tani nuk është kumtuar nga kreu i PDK-së.
XS
SM
MD
LG