Ndërlidhjet

Gorbaçov kritikon 'arrogancën zgjedhore' të Putinit



Ish lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov, i akuzoi sot presidentin Dimitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin për arrogancë, lidhur me planin e tyre që ata të vendosin se kush do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Medvedev dhe Putin disa herë kanë ripërsëritur se do të ulen dhe privatisht do të vendosin se cili do të duhej të garojë në zgjedhjet 2012.

Por Gorbaçov, i cili në 2 mars i mbush 80 vjet, tha se një vendim i tillë do të ishte në kundërshtim me të gjitha normat demokratike.
XS
SM
MD
LG