Ndërlidhjet

Klinton fton Gadafin menjëherë të ndalë gjakderdhjen



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka bërë thirrje udhëheqësit libian Moamer Gadafi që menjëherë ta ndalë gjakderdhjen në Libi, duke e quajtur dhunën "të papranueshme".

Klinton e lëshoi komunikatën të hënën, pas raporteve se qindra njerëz mund të jenë vrarë nga vërsulja e forcave të sigurisë ndaj protestuesve, të cilët kërkojnë t'i jepet fund sundimit 42-vjeçar të Gadafit.

Në deklaratën e kryediplomates amerikane thuhet se "bota e alarmuar po e vështron situatën në Libi", dhe se Shtetet e Bashkuara i bashkangjiten komunitetit ndërkombëtar në "dënimin e fuqishëm të dhunës".
XS
SM
MD
LG