Ndërlidhjet

Zelandë e Re: 65 të vdekur nga tërmeti



Të paktën 65 njerëz janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti me fuqi 6.3 shkallë Rihter që sot goditi qytetin Kristçërç (Christchurch) në Zelandën e Re.

Bilancin e viktimave e shpalli kryeministri Xhon Ki (John Key), i cili tha se druhet se mund të ketë më shumë të vdekur.

Dridhja e tokës në mesditë në qytetin e dytë për nga madhësia, shembi disa ndërtesa ndërsa shumë rrugë dhe trotoare u dëmtuan nga plasaritjet e tokës.
XS
SM
MD
LG