Ndërlidhjet

Luftanijet iraniane hynë në kanalin e Suezit



Dy luftanije iraniane kanë hyrë sot në Kanalin e Suezit, për të parën herë që nga Revolucioni Islamik në vitin 1979.

Agjencia Reuters citoi zyrtarët të kenë thënë se anijet e Iranit hynë para orës 6 të mëngjesit sipas kohës lokale, dhe po lundrojnë në drejtim të Mesdheut.

AFP gjithashtu citoi një zyrtar të ketë thënë se anijet iraniane kanë hyrë në kanal.

Raportohet se luftanijet iraniane janë nisur drejt Sirisë, për të marrë pjesë në stërvitje detare.

Izraeli e ka quajtur kalimin e anijeve provokim që synon të zgjërojë ndikimin e Iranit, në kohën e trazirave në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG