Ndërlidhjet

Firma e Kodorkovskit akuzohet për vrasje dhe torturë



Zëvendës kryeministri i Rusisë, Igor Seçin, e akuzoi sot ish drejtuesin ekzekutiv të kompanisë Jukos, Mihail Kodorkovski, se ka urdhëruar "torturë, ekzekutim dhe zhvatje".

Seçin i bëri këto akuza në një intervistë në të përditshmen Wall Street Journal.

Seçin është aleat i ngushtë i kryeministrit Vladimir Putin, dhe gjithashtu drejtues i bordit të kompanisë Rosneft, firmë shtetërore e cila i mori asetet e Jukosit pas falimentimit.

Kodorkovski ka mohuar përfshirjen e kompanisë në çfarëdo vrasje.

Ai dhe partneri i tij, Platon Lebedev u dënuan me 14 vjet burg shtesë në dhjetor nën akuzat se kanë vjedhur naftë me vlerë mbi 26 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG