Ndërlidhjet

logo-print

Irani e dënon dhunën e Gadafit



Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit, Ramin Mehmanparast, ka dënuar "masakrën" e qytetarëve të Libisë nga regjimi i Moamer Gadafit.

Mehmanparast ka thënë se Republika Islamike konsideron se trazirat në Libi po ndodhin "në vazhdën e zgjimit islamik në vendet" e rajonit.

Grupet për të drejtat e njeriut e akuzojnë regjimin e Gadafit për vrasjen e protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Ndërkohë, autoritetet iraniane javën e kaluar përdorën forcat e sigurisë për të shtypur protestat e opozitës në Iran që u solidarizuan me kryengritjet e fundit në Tunizi dhe Egjipt.
XS
SM
MD
LG