Ndërlidhjet

logo-print

OKB kërkon hetim ndërkombëtar të dhunës në Libi


Komisionarja e Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Navi Pillai, ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar të dhunës ndaj protestuesve libianë.

Përmes deklaratës, Pillai ka paralajmëruar se “sulmet sistematike kundër popullatës civile mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit”.

Raportohet se qindra njerëz mund të kenë vdekur nga shtypja e dhunshme ndaj protestuesve.

Televizioni libian ka hedhur poshtë njoftimet për masakra duke i quajtur "gënjeshtra dhe thashetheme".
XS
SM
MD
LG