Ndërlidhjet

Hamasi dënon dhunën në Libi


Lëvizja militante e Hamasit, e cila sundon Rripin e Gazës, ka dënuar dhunën në Libi.

"Dënojmë ashpër represionin e organizuar që regjimi i Gadafit ka ushtruar mbi popullin e tij që ka protestuar në mënyrë paqësore", thuhet në deklaratë.

Kjo e fundit i bën thirrje gjithë popullit palestinez, myslimanëve dhe arabëve, të dënojnë dhunën ndaj libianëve.

Televizioni i Libisë ka hedhur poshtë njoftimet për masakra duke i quajtur "gënjeshtra dhe thashetheme".
XS
SM
MD
LG