Ndërlidhjet

Medvedev i shqetësuar nga trazirat arabe


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka tërhequr vërejtjen se trazirat gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut mund të shkaktojnë shpërbërjen e vendeve arabe në “copa të vogla”.

Duke folur në një takim të sigurisë në Vlladikaukaz, Medvedev tha:

“Është e mundshme të ketë zhvillime të rënda në botën arabe që do të sillnin fanatikë në pushtet. Kjo do të thoshte përhapje e mëtejshme e ekstremizimit. Ne duhet ta shohim të vërtetën në sy. Ata kanë përgatitur të njëjtin skenar për ne edhe më parë dhe do të përpiqen ta bëjnë të njëjtin përsëri. Në çdo rast, ky skenar do të dështojë”, tha Medvedev.

Rusia po lufton ekstremistët islamikë në rajonin e Kaukzait Verior, i cili shpesh është zonë e përleshjeve të dhunshme.
XS
SM
MD
LG