Ndërlidhjet

logo-print

Në rrethin e parë Pacolli fiton 54 vota


Në rrethin e parë të votimeve, kandidati për president të Kosovës, Behxhet Pacolli, nga 67 deputetë të pranishëm në sallë, ka fituar 54 vota; kundër kanë qenë 11 deputetë, kurse dy fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.

Në rrethin e parë janë të nevojshme 2/3 e votave, që në numra do të thotë 80 vota për.

Në rrethin e dytë kërkohet po aq vota, kurse në rrethin e tretë, shumica e thjeshtë e gjithë deputetëve të Kuvendit - 61 vota.
XS
SM
MD
LG