Ndërlidhjet

logo-print

Në rrethin e dytë Pacolli fiton 58 vota


Në rrethin e dytë të votimeve, kandidati për president të Kosovës, Behxhet Pacolli, nga 67 deputetë të pranishëm në sallë, ka fituar 58 vota për, 7 kanë qenë kundër dhe dy fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.

Në dy raundet e para kërkohen 80 vota për. Raundin e parë zoti Pacolli e përmbylli me 54 vota në favor të kandidaturës së tij.

Pas këtij rrethi pason votimi përfundimtar, në të cilin kërkohet shumica e thjeshtë e gjithë deputetëve të Kuvendit - 61 vota.
XS
SM
MD
LG