Ndërlidhjet

PDK kërkon shtyrje të seancës


Pas përfundimit të rrethit të dytë të votimit për president të Republikës, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shtyrje të seancës.

Në rrethin e tretë të votimeve janë të domosdoshme 61 vota për të miratuar kandidaturën e zotit Behxhet Pacolli për president të Kosovës. Në dy raundet e para zoti Pacolli fitoi 54, përkatësisht 58 vota për.

Kërkesës së PDK-së, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i është përgjigjur duke ofruar një pauzë të shkurtër dhe duke e cilësuar shtyrjen e seancës si “veprim antikushtetues dhe presion mbi deputetët”.
XS
SM
MD
LG