Ndërlidhjet

Gruevski: Maqedonia drejt zgjedhjeve të parakohshme


Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, tha se Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme “pa vonesa”.

Ai u bëri thirrje partive opozitare t’i japin fund bojkotimit të parlamentit dhe të dakordohen rreth datës së zgjedhjeve.

Diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin se kriza politike në Maqedoni mund të vonojë realizimin e reformave të nevojshme për integrimet euroatlantike.
XS
SM
MD
LG