Ndërlidhjet

Kuvendi voton Pacollin për president


Me 62 vota për, 4 kundër dhe një votë të pavlefshme, Kuvendi i Kosovës ka votuar Behxhet Pacollin, kryetarin e deritashëm të Aleancës Kosova e Re, në postin e presidentit të Kosovës.

Në raundin e parë dhe të dytë, zoti Pacolli fitoi 54, përkatësisht 58 vota, por pas një pauze rreth 45-minutëshe, të cilën e kërkoi Partia Demokratike e Kosovës, 67 deputetët e Kuvendit u kthyen në sallë dhe dhanë miratimin e tyre për kandidaturën e zotit Pacolli.

Procedurën e votimit e kanë braktisur deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ata të Vetëvendosjes dhe homologët e tyre nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kanë kundërshtuar zgjedhjen e zotit Pacolli si president.

Pacolli postin e presidentit e ka fituar në bazë të një marrëveshjeje të arritur me partinë fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit, Partinë Demokratike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG