Ndërlidhjet

KS diskuton krizën në Libi


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një takim urgjent për krizën në Libi.

Seanca ishte thirrur nga misioni i OKB-së në Tripoli, i cili ka denoncuar regjimin e udhëheqësit libian, Muamer Gadafi.

Takimi ishte kryesisht procedural për të përcaktuar nëse kërkesa e zëvendësemisarit të Libisë në OKB, Ibrahim Dabashi, ishte legjitime. Dabashi i ka kërkuar Këshillit të veprojë ndaj krizës.

Këshilli ka vendosur të takohet sërish sonte në orën 21.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca - tre nga pesë anëtarët e përhershëm të KS-së - mbështesin kërkesën e ambasadorit të Libisë për të dënuar regjimin e Gadafit.

Por, Kina dhe Rusia kanë hezituar vazhdimisht të mbështesin ndërhyrjet e Këshillit në atë që ato e konsiderojnë çështje të brendshme të një vendi sovran.
XS
SM
MD
LG