Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës votoi kabinetin qeveritar


Me 65 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës votoi përbërjen e qeverisë së re, në krye të së cilës është zgjedhur Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së.

Ndarja e resoreve në kabinetin e ri qeveritar është bërë në bazë të marrëveshjes së arritur midis PDK-së, AKR-së dhe partive minoritare.

Votimi për qeverinë pasoi tre raundet e votimit për president, në të cilin post, Kuvendi zgjodhi Behxhet Pacollin me 62 vota për.
XS
SM
MD
LG