Ndërlidhjet

BE: Ndihma për Moldavinë varet nga reforma gjyqësore


Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Moldavisë të reformojë sistemin e saj gjyqësor, në mënyrë që të sigurojë ndihmën prej 550 milionë eurosh.

Kreu i delegacionit evropian në Moldavi, Dirk Shuebel, u tha gazetarëve se blloku 27-anëtarësh “do të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për buxhetin moldav vetëm nëse ka progres në reformën gjyqësore”.

Kjo e fundit është e rëndësishme pasi sektorë të tjerë varen prej saj, tha Shuebel.
XS
SM
MD
LG