Ndërlidhjet

Zelanda e Re: Numri i të vdekurve nga tërmeti arriti në 75


Numri zyrtar i personave që e humbën jetën nga tërmeti në Zelandën e Re, ka arritur në 75, ndërsa afro 300 vetë kosniderohen të zhdukur në qytetin e shkatërruar, Kristçërç.

Ka raporte sipas të cilave ekipet e shpëtimit është dashur që disa njerëzve të zënë nën gërmadha, tu amputojnë gjymtyrët për t’i nxjerrë nga andej.

Zyrtarët sot kanë shpallur se një grua është shpëtuar pasi e kishte kaluar një ditë nën gërmadhat e një ndërtese.

Kryeministri i Zelandës së Re, Xhon Ki, ka shpallur emergjencë kombëtare, për shkak të pasojave të tërmetit të djeshëm, që ishte me intensitet 6.3 shkallë.

Ky tërmet është katastrofa më e madhe natyrotre, që e ka goditur këtë vend, prej vitit 1931, kur nga një tërmet me intensitet 7.8 shkallë, ishin vrarë 256 njerëz.
XS
SM
MD
LG