Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit e dënoi dhunën e regjimit në Libi


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar goditjen e dhunshme kundër protestuesve nga regjimi i liderit të Libisë, Muamer Gadafi, dhe ka kërkuar ndaljen e “menjëhershme” të dhunës, nga e cila mendohet se janë vrarë qindra vetë.

Të 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit janë pajtuar, që të kërkohen mënyrat për shqyrtimin e kërkesave legjitime të popullit të Libisë.

Zëvendës ambasadori i Libisë në OKB, Ibrahim Dabashi, që i ka shkëputur raportet me regjimin e Gadafit, tha se e mirëpret deklaratën e Këshillit të Sigurimit, por tha se ajo “nuk ishte sa duhet e fortë”.

“Dëshiroj ta falënderoj Këshillin e Sigurimit për aksionin që e mori. Ai nuk ishte i fortë sa duhet, por mendoj se ishte një mesazh i mirë për regjimin e Libisë, që ta ndalë gjakderdhjen kundër populit të Libisë”, tha zoti Dabashi.
XS
SM
MD
LG