Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Ambasada e SHBA-ve uron për mbylljen e procesit zgjedhor


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, i ka “uruar Kosovës dhe të gjithë atyre që janë zgjedhur për ta udhëhequr kombin, përmbylljen e suksesshme të këtij procesi epik të zgjedhjeve”.

Mëtutje, nëpërmjet një deklarate, Ambasada amerikane thekson se tash është koha që qeveria e re t’ia filloj punës së qeverisjes.

Në këtë kuadër, thuhet se përqendrimi i kryeministrit Thaçi, në një agjendë substanciale, e cila përshkruan një vizion për të ardhmen e Kosovës, është “jashtëzakonisht i mirëseardhur”.

“Si gjithmonë, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për ta ndihmuar qeverinë e re si mik dhe partner”, thuhet, poashtu, në deklaratë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, thekson se thirrja e kryetarit Pacolli, për zgjedhje të drejtpërdrejt të kryetarit të Kosovës, “pasqyron një të kuptuar, që është e përbashkët për të gjitha forcat politike në Kosovë, dhe një punë e hershme për këtë reformë do të jetë, poashtu, shumë e mirëseardhur”.
XS
SM
MD
LG