Ndërlidhjet

Fratini: I mundshëm “Eksodi Biblik” i imigrantëve nga Libia


Ministri i jashtëm i Italisë, Franko Fratini, thotë se afro 300 mijë imigrantë nga Libia, mund të arrijnë në Itali, për shkak të trazirave në këtë vend të Afrikës Veriore.

Në intervistën për të përditshmen Korriere Dela Sera, ai foli për një “eksod Biblik” të mundshëm.

Ministrat e brendshëm nga Italia, Qiproja, Franca, Greqia, Malta dhe Spanja, do të takohen sot në Romë, për ta krijuar një politikë të përbashkët lidhur me trazirat në Afrikën Veriore dhe për t’i bërë rekomandime Komisionit Evropian.

Libia ka afro 6.5 milionë banorë.
XS
SM
MD
LG