Ndërlidhjet

Privatizimi i PTK-së pas formimit të qeverisë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Me formimin e institucioneve të reja, menjëherë duhet të aktualizohet çështja e procesit të privatizimit të Post Telekomit të Kosovës, thonë njohës të çështjeve ekonomik

Propozim –strategjia e qeverisë për privatizimin e kësaj kompanie është miratuar në fund të legjislacionit të kaluar, ndonëse më dilema të hapura rreth votimit, siç kanë thënë vetë përfaqësuesit e qeverisë dhe ata të Kuvendit.

Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovës, pranon se Post-Telekomi i Kosovës, duhet të privatizohet por jo më hapa të përshpejtuar. Ai madje, thotë se gjithë procesi duhet të zhvillohet në mënyrë transparente dhe efikase.

“Unë mendoj se jemi vonuar, por nuk nënkupton se duhet të ngutemi, do të thotë të caktohet një afat kohor, të caktohet një vit, apo një gjashtëmuajsh apo një muaj. Por, duhet më pas një shitje transparente, konform procedurave dhe më një konsensus sa më të gjerë”, tha Rukiqi.

Edhe Rudina Heroi, nga Instituti për Studime të Avancuara “ GAP” thotë se privatizimi i PTK-se duhet të ndodhë, por jo në këtë kohë, siç thotë ajo, kur është dëmtuar imazhi i Kosovës karshi investitorëve ndërkombëtarë.

“Ne mendojmë se nëse privatizimi i PTK-së ndodh në këtë kohë, kur është dëmtuar edhe imazhi i Kosovës, mund të vijë deri te një shitje më një çmim shumë të ulët, të cilën gjë ne nuk e dëshirojmë”.

“Është vërtetuar se privatizimi sjell përfitime dhe ne jemi pro privatizimit, mendojmë se kjo do të rrisë konkurrencën, do ta modernizojë këtë sektor dhe do të përmirësojë imazhin e Kosovës, në qoftë se investitori do të jetë kredibil”,
thotë Heroi.

Por, ajo çka mbetet shqetësuese, sipas ekspertëve të ekonomisë, është periudha pas privatizimit të kësaj kompanie. Tashmë ka zëra se privatizimi i PTK-së do të ndodh për shkak të pagesës se disa projekteve kapitale që kanë filluar, dhe që mjetet nga shitja të shfrytëzohen për realizimin e premtimeve të qeverise për rritje pagash për punonjësit e sektorit publik.

Lidhur më këtë Lekë Musa nga Oda Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thekson se shpenzimi i mjeteve nga privatizimi i aseteve kombëtare, për të financuar shpenzime operative nuk është ide e mirë, sepse këto shpenzime nuk premtojnë zhvillim të përgjithshëm ekonomik..

“Ndërsa, në rast se këto mjete shfrytëzohen për projekte kapitale, atëherë efekti në ekonomi do të jetë më i madh, sepse në një formë asetet kombëtare po i kthehen zhvillimit ekonomik”, thotë Musa.

Ndërkaq, Berat Rukiqi, thotë se mjetet e fituara nga shitja e privatizimit të kësaj kompanie do të hyjnë menjëherë në qarkullim, dhe nuk do të grumbullohen në fonde të caktuara.

Edhe Rukiqi, rekomandon që shpenzimi i këtyre mjeteve të realizohet në mënyrë të kujdesshme.

“Mirëpo ato mjete duhet të derdhen dikund, do të thotë ato nuk duhet të qëndrojnë pezull. Nuk do të krijohen fonde të caktuara, siç ka ndodhë më paratë e privatizimit dhe mjetet e Trustit, mirëpo do të futen drejtpërdrejt si mjete buxhetore”.

“Dhe unë mendoj se ato duhet të përdoren aty ku investimi i tyre publik do të jetë më i madh dhe do të gjenerojë më shumë potencial për zhvillim”,
thotë Rukiqi.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës tashmë ka parakualifikuar pesë kompani për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, të cilat janë nga Shqipëria, Kroacia, Egjipti, Austria dhe Jemeni.
XS
SM
MD
LG