Ndërlidhjet

SHBA: Ish bashkëpunëtori i Obamës u zgjodh prefekt i Çikagos


Rahm Emanuel, ish shefi i kabinetit të presidentit amerikan, Barak Obama, është zgjedhur prefekt i Çikagos, që është qyteti i tretë për nga madhësia në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Obama i ka uruar fitoren zotit Emanuel dhe ka parashikuar se ai do të jetë një prefekt i “shkelqyeshëm” i Çikagos. Çikagoja është qyteti prej nga është presidenti Obama.

Fitorja e tij u bë pas një sfide të pasuksesshme juridike të rivalëve të tij, që ai të mos merrte pjesë në zgjedhje, për shkak se disa vite jeton në Uashington.

Rahm Emanuel e merr këtë post pasi prefekti i mëparshëm, Riçard Dali, u pensionua, pas 20 vitesh në këtë detyrë.
XS
SM
MD
LG