Ndërlidhjet

Francë: Sarkozi kërkon sanksione evropiane ndaj Libisë


Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka bërë thirrje që Evropa t’i suspendoj të gjitha lidhjet ekonomike me Libinë dhe ndaj këtij vendi të zbatoj sanksione, pas represionit të protestuesve opozitarë.

Në njoftimin e sotëm nga zyra e zotit Sarkozi, thuhet se “komuniteti ndërkombëtar nuk mund të mbetet spektator i këtyre shkeljeve masive të të drejtave të njeriut”.

Sipas njoftimit, Sarkozi ka kërkuar nga ministria e jashtme e Francës, që të propozoj sanksione, përfshirë edhe ndalimin e hyrjes në Bashkimin Evropian, të atyre që janë të implikuar në goditjen e protestuesve dhe për monitorimin e transakcioneve të tyre financiare.
XS
SM
MD
LG