Ndërlidhjet

logo-print

Bahreini liron 23 protestues


Autoritetet në Bahrein kanë liruar 23 aktivistë shiitë që mbaheshin nën akuzat për terrorizëm, ndërsa dhjetëra të tjerë vazhdojnë të mbesin në burg.

Lirimi i të burgosurve politikë ka qenë kërkesë e protestuesve që bëjnë thirrje për një qeveri të zgjedhur.

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur që nga shpërthimi i protestave kundër monarkisë, e cila drejtohet nga një familje sunite.

Shumica e popullsisë në Bahrein i takon komunitetit shiit.
XS
SM
MD
LG