Ndërlidhjet

LDK: Do t'i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese


Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se në bazë të zhvillimit të seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku është votuar për presidentin, “është shkelur Kushtetuta e Kosovës”. LDK, votimin e djeshëm e konsideron si jokushtetues.

“LDK-ja, institucionet e dala nga seanca e djeshme, i konsideron jolegjitime. Për këtë ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të kërkuar mendimin e kësaj gjykate se a është shkelur kushtetuta apo jo”, i tha Radios Evropa e Lirë përgjegjësi për informim i LDK-së, Kujtim Shala.

Ai nuk skatësoi se kur do të bëhet kjo kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.
XS
SM
MD
LG