Ndërlidhjet

logo-print

BE mirëpret formimin e qeverisë së re të Kosovës


Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, dhe komisionari i BE-së, për zgjerim, Shtefan Fyle, kanë mirëpritur nëpërmjet një deklarate të përbashkët formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjen e presidentit.

“Ne presim të bashkëpunojmë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe të ndihmojmë në përmbushjen e perspektivës evropiane të Kosovës. Ne gjithashtu presim nga qeveria e re që të trajtojë prioritetet në reforma. Posaçërisht kërkojmë që të përforcohet administrata publike, të shtrihet sundimi i ligjit dhe të sigurohet integrimi i të gjitha komuniteteve”, thuhet në deklaratë.

Të dy përfaqësuesit e lartë evropianë gjithashtu kanë pohuar se mirëpresin “përkushtimin e qeverisë së re ndaj dialogut mes Prishtinës e Beogradit”.
XS
SM
MD
LG